Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas videon se publikuar ku ai shihet duke kërcyer në koncertin e këngëtarit grek grek në Palasë.
Manjani shkruan me ironi se tani po ndan një tjetër video për 'shokët e fronit demokratik të lagjes.’
Reagimi i Manjanit
Disa media dhe portale kanë bërë lajm sot me mua, që isha për kokërr të qejfit në koncertin e Argjiros në Palasë.
Gallatë e paparë me thënë të drejtën kur qejfi të bëhet lajm.
Po ndaj një video më të mirë këtu edhe për shokët e shoqet që komentojnë si në mbledhjet e frontit demokratik të partisë së punës.
Ej, nuk na plas fare kur bëjmë qejf. Apo ç'qejf që bëhet me muzikë greke ore.
Opa!
Dhe nuk ishim në majë tavolinave po në karrike. Se në tavolinë hamë ore.
Hajde gëzuar e fundverë të mbarë!/Versus.al







