Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zv/ ministren e Arsimit, Nina Guga. Në vend të saj është emërur Orjana Osmani.
Osmani ka punuar prej 22 vitesh si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ka dhënë mësim edhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”dhe aktualisht ka mbajtur postin e drejtoreshës në këtë gjimnaz.
Nina Guga u emërua në postin e zv/ministres së Arsimit në 2019 ndërsa më parë ka mbajtur e drejtoreshës së gjimnazit "Sami Frashëri".
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU







