MAGAZINË /

“Çmenduri” në Madrid, Barcelona rikthehet nga humbja dhe shënon 4 gola brenda 20 minutash

Shkruar nga Versus

“Çmenduri” në Madrid, Barcelona rikthehet nga humbja dhe

Barcelona ka shkruar një nga kthimet më spektakolare të këtij sezoni, duke mposhtur Atletico Madridin me 4-2 si mysafir në “Wanda Metropolitano”. Ndeshja, e cila u zhvillua në kuadër të javës së 28-të të La Ligas.

Atletico Madridi filloi me forcë, duke shënuar golin e parë në fund të pjesës së parë përmes Julian Alvarez për 1-0.

Në minutën e 70-të, Alexander Sorloth shtoi golin e dytë për Atleticon, duke dhënë përshtypjen se fitorja ishte e sigurt për vendasit.

Megjithatë, Barcelona tregoi karakter dhe u kthye në lojë. Vetëm dy minuta pas golit të Sorloth-it, Robert Lewandowski reduktoi diferencën në 2-1. Në minutën e 78-të, Ferran Torres barazoi në 2-2, duke ndezur shpresat e Barçës për një kthim të pamundur.

Në kohën shtesë, Lamine Yamal shënoi golin e tretë për Barcelona, duke i dhënë ekipit të tij përparësinë për 3-2. Në fund, Ferran Torres vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal, duke e mbyllur ndeshjen 4-2.

Kjo fitore e madhe i jep Barcelona një avantazh të rëndësishëm në garën për titullin e La Ligas, duke treguar përsëri pse është një nga ekipet më të forta në Evropë.

Nga ana tjetër, Atletico Madridi mbetet me një humbje të hidhur, pasi kishte kontrolluar ndeshjen për një pjesë të madhe të kohës. Versus.al

 

Poll