
Korçë- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Drilon” ku janë përfshirë dy makina dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe dy pasagjerët.
Fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet e mirë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ndaj drejtuesve të automjeteve janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Versus.al







