
Vlorë- Një aksident ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në afërsi të poliklinikës së qytetit përgjatë bulevardit Ismail Qemali ku një efektiv policie i dehur në timon, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes, automjeti i tij është përfshirë nga flakët.
Efektivi, jashtë orarit të shërbimit, arriti të dilte nga makina para se të përfshihej nga flakët, ndërsa është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht asnjë objekt apo mjet nuk u rrezikua nga flakët. Versus.al







