Shkodër- Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Melgushë të Vaut të Dejës ku pati të shtëna me armë zjarri.
Policia ka arrestuar sot autorin 36 vjeçar, Edmir Demiraj nga Dobraçi. Mësohet se ai qëlloi ndaj të riut Jetmir Moriqi, 32 vjeç pas konfliktit për një borxh të pashlyer.
Moriqi ndodhej në makinë në momentin kur ndaj tij u qëllua me armë zjarri, por fatmirësisht nuk u prek nga të shtënat. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ndaj të arrestuarit. Versus.al







