AKTUALITET /

1 ton kanabis në Itali dhe tentativë vrasje, dy persona ekstradohen nga Franca dhe Greqia

Shkruar nga Versus

1 ton kanabis në Itali dhe tentativë vrasje, dy persona ekstradohen

Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për trafikim të lëndëve narkotike dhe tentativë vrasje, janë ekstraduar së fundmi nga Franca dhe Greqia.

Paul Deda, i shpallur në kërkim për trafik të 1 ton kanabis drejt Italisë dhe për pastrim parash, është ekstraduar nga Franca. 50 vjeçari do të gjykohet në GJKKO për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ndërsa nga Greqia u ekstradua Viktor Daci, i shpallur në kërkim pasi në 2015-ën tentoi të vriste një person në Mat. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasja me paramendim mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Versus.al

Poll