AKTUALITET /

2 muaj në paraburgim, Erion Veliaj postim në FB: Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston

Ai shkruan se është burgosur pa gjyq dhe pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston.

Shkruar nga Versus

2 muaj në paraburgim, Erion Veliaj postim në FB: Jam ende pa

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar se sot bëhen dy muaj nga burgimi i tij.

Veliaj shkruan se është burgosur pa gjyq dhe pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston.

“Meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!”, shprehet Veliaj.

Postimi i Erion Veliaj:

Të dashur miq,

Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq - larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.
Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona - 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!
Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!

Nuk do t’ua harroj kurrë!

Bekime dhe mall për ju të gjithë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: