
Sot, Gerti Bogdani do të kishte festuar 45-vjetorin e lindjes, nëse jeta e tij nuk do të ishte ndërprerë para kohe. Në këtë ditë që tashmë nuk ka më të njëjtin gëzim, vëllai i tij, Albjon Bogdani, ka ndarë disa rreshta prekës në kujtim të Gertit, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.
“Destini deshi që ti të mbetesh gjithmonë i ri,” shkruan Albjoni, duke shprehur mallin, dhimbjen, kujtimet dhe dashurinë për të vëllanë. Për të, Gerti mbetet një figurë frymëzuese, një emër i madh që la pas një trashëgimi të çmuar dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajren dhe Reinart.
“Gert vella ditelindja e pare jotja qe na gjen ne dy dimensione te ndryshme... Ketu poshte koha rrjedh, vershon dallge-dallge malli... perzihet ngasherimi me buzeqeshje te befta kujtimesh qyfyresh ... Destini e desh qe ti te mbetesh gjithmone i ri! E qe me çiltersine e zemres tende dhe miresine e veprave te meritosh Driten dhe Dashurine e Vertete te Zotit!
Qe e jetove Jeten Plotesisht, i drejte e i kujdesur per kedo qe kish nevoje per ndihmen tende, qe shkelqeve kudo dhe bere krenare Prinderit tone dhe le emer te madh e shembull per te ndjekur per Ajren & Reinartin pinjollet me te rinj te Bogdansve, per keto te kujtojme sot e çdo dite!” shkruan Albjon Bogdani në llogarinë e tij në Facebook.
Politikani Gerti Bogdani mbylli sytë përgjithmonë mesditën e 18 shtatorit të vitit të kaluar. Bogdani pësoi një goditje në zemër teksa ndodhej në ambientet e hotel “Rogner” në kryeqytet i shoqëruar nga disa miq të tij, teksa priste të merrte pjesë në një takim.







