
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Mentor Çunin, pronarin e firmës “Bledi Trans” në furgonin e së cilës u gjetën 7.3 kg kokainë në Portin e qytetit dhe shoferin e mjetit, Arjan Doçin.
Furgoni kryente itinerarin Shqipëri-Itali-Angli. Droga dyshohet se u mor me furgon nga Tirana. Ndërsa dje u zbulua se pritësi i lëndës narkotike në Angli do të ishte Fatbardh Çuni, vëllai i Mentor Çunit, të dy bashkëpronarë në firmën e transportit.
Ndërkohë sot në seancë, Mentor Çuni i ka mbetur deklaratës së bërë më herët duke u shpehur se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike dhe se furgonin ia kishte dhënë dikujt për dy ditë.
“Furgonin ia dhashë dikujt për dy ditë, e dija se do të bëhej diçka e pisët”- mësohet të ketë thënë Mentor Çuni gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese që e la në paraburgim.







