Një konflikt i çastit u bë shkak për një plagosje me thikë pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në një restorant në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”.
Sipas policisë, nga kjo ngjarje mbeti i plagosur një 38-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ai u godit me thikë nga një djalë 17-vjeçar.
I plagosuri u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia shoqëroi në komisariat adoleshentin.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj plagosjeje, vijojnë.








