Greqi- Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi në zonën e Hanias ku mbeti i plagosur një 62 vjeçar shqiptar.
Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “fuoristradë” humbi kontrollin teksa po lëvizte me shpejtësi dhe u ngjit në trotuar duke marrë zvarrë 62 vjeçarin.
Fuoristrada është larguar nga vendngjarja pa ndaluar për të ndihmuar të plagosurin shqiptar, i cili u transportua në spital me autoambulancë pak momente pas aksidentit. Versus.al







