AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Korçë, makina bëhet ‘copash’, humb jetën shoferi (EMRI)

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Korçë, makina bëhet
Foto nga vendngjarja

Korçë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën që lidh qytetin me Pogradecin ku një person ka humbur jetën.

Dy automjete tip “BMË” dhe “Audi” janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shoferit Aurel Çipi.

Ndërsa drejtuesi i mjetit “Audi” i identifikuar si K.L po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll