
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në rrethrrotullimin e TEG-ut, në autostradën Tiranë-Elbasan ku një betoniere është përplasur me një automjet tip Audi teksa lëvizte në pjesën e sipërme të mbikalimit.
Nga informacionet e para mësohet se betonierja po lëvizte nga Farka në drejt të rrethrotullimit të TEG dhe sapo është afruar tek rrtehi ka qenë me shpejtësi të lartë dhe duhet të ndalonte për t’i dhënë përparësi makinave që kanë qenë në rreth.
Por s’ka mundur të ndalojë dhe kjo është parë nga shenjat e gomave në asfalt dhe ka goditur në anën e djathtë makinën Audi që po kalonte rrethin, e më pas ka dalë nga rruga duke rënë në autostradë.
Si pasojë e rënies nga lartësia, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën në vendngjarje.
Në zonë kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i automjeteve për të mundësuar ndërhyrjen dhe kryerjen e veprimeve hetimore.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.
"Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", thotë policia.
Ky është një tjetër aksident i rëndë në të njëjtin mbikalim. Tre vite më parë, një automjet ra nga kjo urë, duke shkaktuar një tragjedi ku humbën jetën tre të rinj: Erisilda Abedini, Sikela Përroi dhe 20-vjeçari Klevis Ruçaj në 9 mars të vitit 2023./Versus.al
View this post on Instagram
Mjeti i tonazhit të rëndë thyen barrierat dhe bie poshtë te Unaza e Madhe, dyshohet për viktima pic.twitter.com/7tgIukDZvh
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 22, 2026

