AKTUALITET /

Xham i thyer në pijen italiane, ndalohet urgjentisht konsumi i aperitivit Pizzolato Spritz

Sipas njoftimit, në një seri të pijes "Pizzolato Spritz Aperitivo 0.0", një aperitiv pa alkool me origjinë nga Italia, është konstatuar prania e copave të xhamit të thyer brenda shisheve, duke krijuar një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Shkruar nga Versus

Xham i thyer në pijen italiane, ndalohet  urgjentisht konsumi i aperitivit

Autoritetet gjermane kanë lëshuar një alarm për sigurinë ushqimore përmes sistemit evropian të sinjalizimit të shpejtë për ushqimet, duke përfshirë edhe Shqipërinë mes vendeve që duhet të ndjekin menjëherë procedurat e kontrollit.

Sipas njoftimit, në një seri të pijes "Pizzolato Spritz Aperitivo 0.0", një aperitiv pa alkool me origjinë nga Italia, është konstatuar prania e copave të xhamit të thyer brenda shisheve, duke krijuar një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Produkti i prekur është:

Emri: Pizzolato Spritz Aperitivo 0.0

Kategoria: Pije jo-alkoolike

Kodi LOT: L26113A

Data e skadencës: 04/2028

Origjina: Itali

Eksportuesi: Peter Riegel Weinimport GmbH

Importuesi në Shqipëri: Jurrei sh.p.k.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë këtë produkt me kodin e mësipërm të LOT-it, të mos e hapin dhe të mos e konsumojnë në asnjë mënyrë, pasi ekziston rreziku i dëmtimeve të brendshme nga copat e xhamit.

Konsumatorët këshillohen ta kthejnë menjëherë produktin në pikën e shitjes ku e kanë blerë, ndërsa institucionet përgjegjëse pritet të ndërmarrin masat për tërheqjen e tij nga tregu dhe verifikimin e shpërndarjes në Shqipëri.

Poll