
Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure një zonë me shkurre dhe bimësi të thatë në fshatin Lazarat, në Bashkinë Gjirokastër.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun që zjarri të afrohej drejt banesave të zonës.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për vënien nën kontroll të situatës. Pas punës së ekipeve në terren, flakët janë izoluar dhe është shmangur përhapja e mëtejshme.
Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në linjat elektrike, si pasojë e bashkimit të telave të shkaktuar nga era.
Autoritetet po vijojnë monitorimin e zonës dhe verifikimet për përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit./Versus.al

