AKTUALITET /

Aksident në Fier, shoferja përplas mjetin e policisë, plagosen 2 efektivët

E dëmtuar ka mbetur edhe shoferja e mjetit që ka shkaktuar aksidentin

Shkruar nga Versus

Aksident në Fier, shoferja përplas mjetin e policisë, plagosen 2

Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin "Fier-Patos", ku një shofere ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën e policisë. 

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor "Fier-Patos", shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Versus.al

Poll