AKTUALITET /

Aksident tragjik në Korçë, humb jetën këmbësori në Qafë Plloçë

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth të dyzetave duke e lënë të vdekur në vend.

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Korçë, humb jetën këmbësori

Një aksident tragjik me një viktimë, është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së Leshnicës, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor rreth të dyzetave duke e lënë të vdekur në vend.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit pasi ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec",  në vendin e quajtur  “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi  F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga  veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe   drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme  në të gjithë  aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e  drejtuesit të tij.

 

Poll