AKTUALITET /

AKU hedh poshtë akuzat e PD: Garantojmë sigurinë ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit

Sipas AKU të gjitha ushqimet me probleme janë hequr nga tregu dhe janë marrë masat e menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar

Shkruar nga M.H

AKU hedh poshtë akuzat e PD: Garantojmë sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një reagim për sa i përket akuzave lidhur me moskontrollimin e ushqimeve, duke shprehur shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pa vërteta.

Sipas AKU të gjitha ushqimet me probleme janë hequr nga tregu dhe janë marrë masat e menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar.

AKU sqaroi se janë tërhequr nga tregu të gjitha produktet që kanë rezultuar me përbërës të dëmshëm dhe janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

Konkretisht bëhej fjalë për për produktin Mozzarella me datë skadence të deklaruar gabim dhe për produktin vezë të lëngshme të pasterizuar, e cila ka rezultuar me prani të Salmonella.

AKU tha se siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët për të gjithë ne.

NJOFTIM I AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpreh shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pa vërteta mbi njoftimet e ardhura nga sistemi RASFF duke shkaktuar panik tek konsumatorët.

I bëjmë me dije opinionit publik lidhur me menaxhimin e rasteve nga ana e AKU-së për 2 njoftimet e etiketuara nga sistemi RASFF si më poshtë:

Më datë 31.5.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Mozzarella (Treccia di mozzarella pugliese (mozzarella) 200 g) me datë skadence të deklaruar gabim, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 7,2 kg produkt te importuar më datë 15.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 6.2 kg.

Për sa i përket njoftimin të ardhur nga sistemi RASFF më datë 3.6.2024 për produktin në vezë të lëngshme të pasterizuar e cila ka rezultuar me prani të Salmonella spp, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 12 kg produkt i importuar me datë 10.5.2024 dhe 14.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 8 kg.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri për garantimin e sigurisë ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët./ Versus.al

 

 

Poll