Të afërmit e 42-vjeçarit të vrarë në Pogradec të shtunën, Egli Proga, kanë hedhur akuza të rënda për sa i përket ngjarjes.
Sipas tyre personat e akuzuar janë kriminelë dhe njihen si gjobvënës në të gjithë qytetin e Pogradecit.
Ndërkaq gjithçka që kërkojnë familjarët e viktimës është që të vihet në vend drejtësia.
“Gjithçka pritet nga këta kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim."/ Versus.al







