Sot Gjykata e Pogradecit la në “arrest me burg” Denis Meçen, akuzuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, ndërsa për tre të akuzuarit e tjerë Voltan Shulku, 40-vjeç, Arian Manellarin, 55-vjeç dhe Leonidha Guçen, 47-vjeç, vendosi detyrin paraqitje.
Pas vendimit motra e viktimës, Jonida është shprehur para kamerave se vëllai i saj po vritet për herë të tretë pasi të gjithë vrasësit janë lënë të lirë.
Ajo shton më tej se po flasim për vrasje në bashkëpunim të një njeriu të pafajshëm.
Dyshimeve se vëllai i saj u vra se nuk pranoi t'i jepte xhiron e ditës Denis Meçes ajo u shpreh se nuk është në dijeni por asgjë nuk përjashtohet.
“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi.
Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?
Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.
Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.
Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja.” është shprehur Jonida, motra e Egli Progës. /Versus.al







