AKTUALITET /

“Aparatura e radiologjisë nuk përdorej”, detaje nga skandali në QSUT: Mjekët orientonin pacientët drejt klinikave private

Shkruar nga B.V

“Aparatura e radiologjisë nuk përdorej”, detaje nga

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i bërë publik ditën e sotme pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës ku u morën të pandehur mjekë të Onkologjikut në QSUT.

Mësohet se mjekët nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që duhet t’ua jepnin ata vetë. Po ashtu, burimi i kobaltit i vendosur në spitalin “Nënë Tereza” për radioterapinë nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorimit, duke u kthyer në burim rreziku për pacientët.

Po ashtu është ushtruar kontroll në disa farmaci ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara që iu shiteshin pacientëve të cilët orientoheshin nga mjekët e Onkologjikut.

Një skemë e simuluar e hetuesve me blerjen e ilaçeve për kimioterapi zbuloi skandalin në spitalin shtetëror.

Po ashtu është sekuestruar një shumë parash prej 10 mijë eurosh, në farmacinë “Flori Farma” duke caktuar edhe masë sigurimi “detyrim paraqitje” për administratorin Florian Marku. Në kuadër të këtyre hetimeve të prokurorisë, u bë edhe sekuestrimi i klinikës mjekësore private “Megis” duke i bllokuar aktivitetin deri në një moment të dytë. Versus.al

Poll