AKTUALITET /

Shisnin ilaçet e spitalit shtetëror tek subjekte private, nën hetim mjekë të Onkologjikut dhe farmacistë (EMRAT)

Zv.drejtoresha e Onkologjikut dhe 2 mjekë dhe 1 kordinator janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës nën akuzën se nuk ofronin shërbimin e duhur për pacientët por i orientonin ata drejt klinikave privare.

Shkruar nga B.V

Shisnin ilaçet e spitalit shtetëror tek subjekte private, nën

Tiranë- Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e kryeqytetit ka caktuar disa masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për pjesëtarë të stafit të Onkologjikut: zv.drejtoreshën e QSUT për Onkologjikun, Brikena Qirjazi, mjekun Edmond Gashi, mjeken Alketa Pere dhe kordinatorin Emiljano Lela si dhe për bashkëpunëtorët e tyre, në farmaci apo klinika private. 

Hetimi lidhet me një çështje të medikamenteteve për kimioterapi të në pronësi të Onkologjikut, të cilat mjekët i shisnin tek subjektet private. Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara për kimioterapi.

Mësohet se ata kanë nxjerrë jashtë përdorimit aparaturën që trajton kancerin në spitalin e Onkologjikut si dhe kanë orientuar pacientët drejt klinikave private apo farmacive që mbanin ilaçe të kontrabanduara pa pullë fiskale. 

Konkretisht janë marrë nën hetim dhe u janë caktuar masat e sigurisë:  

1. Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Xhevahir dhe Halile i lindur në 18.08.1977, në Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale. (Arrest shtëpie)

2. Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Mexhit dhe i Drita i lindur më 23.11.1988, në Burrel, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale. (Detyrim paraqitje)

3. Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e bija e Nuri dhe Fatmira , lindur më 20.10.1971, në Pogradec, banues në Tiranë, rruga “Alajdin Frashëri”, per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale. (Detyrim Paraqitje)

4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) bija e Qirjako dhe Viktori i lindur më 28.03.1972, në Korcë, banues në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale. (Detyrim Paraqitje)

5. Halil Gashi i biri i i Isuf dhe Rabije i lindur në 10.05.1943, në Shtanë,Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, per vepren penale te “Fshehjes se te ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale. (Detyrim Paraqitje)

6. Florian Marku i biri Lazër dhe i Frange i dt.01.04.1982, lindur në Lezhë dhe banes në Tiranë,  per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal. (Detyrim Paraqitje)

7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për Drilona Kishtan për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ndodhet jashtë shtetit. Versus.al