
Pavarësisht se aparatura e rezonancës është në Urgjencën e re të QSUT-së, qytetarët prej një viti vijojnë që këtë shërbim ta marrin te Neurologjia për shkak të problemeve të shumta që aparatura ka shfaqur gjatë vitit.
Së fundmi, mësohet se prej 2 javësh aparatura e rezonancës nuk është në funksion për shkak të një defekti teknik. Kjo aparaturë është prishur edhe dy herë të tjera brenda vitit, por duke mos sqaruar se përsa kohë ka qenë jashtë shërbimit gjatë këtyre periudhave.
Lidhur me defektin teknik të aparatit, mësohet se ka qenë jashtë shërbimit për shkak se firma që kujdeset për mirëmbajtjen, nuk kishte bërë kontratën e mirëmbajtjes. Kontrakta aktualisht është firmosur dhe po punohet për rregullimin e aparaturës, por nuk dihet se kur mund të bëhet e mundur diçka e tillë.
Së fundmi QSUT, u përfshi edhe nga skandali me zhvatjen e pacientëve në spitalin Onkologjik ku doktorët nuk trajtonin pacientët e sëmurë me kancer por i dërgonin në klinikën private të mjekut Edmond Gashi. Versus.al







