AKTUALITET /

Thellohet skandali tek onkologjiku me pajisjen e kobaltit/ "Burimi i radioaktivitet u ble ndryshe nga pajisja"

Tenderat “një këpucë e një sandale” të QSUT që nuk shqetësuan askënd, ndërkohë që mbi 1050 shqiptarë u lanë në mëshirë të fatit (vdekjes) për 3 pajisje. U ble pajisja, por nuk u bë bunkeri...

Shkruar nga Versus

Thellohet skandali tek onkologjiku me pajisjen e kobaltit/ "Burimi i

Çuditë nuk kanë të sosur! Zyrtarët e QSUT dhe Spitalit Onkologjik, morën burimin, por nuk gjenin aksesorët, morën cobaltin, por nuk kishin ambientin…  

Dr. Adrian Hoti, mjeku radiolog, i cili ka ngritur nder të parët me zë të lartë shqetësimin për praninë e burimit të cobaltit 60 në ambientet e Spitali Onkologjik, ka rrëfyer dhe një përmasë tjetër të skandalit me jetët e pacientëve dhe financat publike. 

Në Spitalin Onkologjik, kur për vite pacientët nuk kanë bërë dot brakiterapi, sepse sipas tij u ble një burim kobalti, por aparatura ishte Irridium.

Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale, dr Hoti shkruan se “Burimi i kobaltit, i ardhur në Onkologji do të përbënte zgjidhjen e trajtimit të një numri të konsiderueshem pacientësh, që aktualisht nuk bëhet, ose bëhet jashtë vendit.

Për hir të së vërtetës kjo mënyrë trajtimi, me cobalt, nuk është e kohës tonë. I përket 40-50 viteve me parë.“ - shkruan mes të tjerave në reagimin e tij të gjatë mjeku radiolog, të cilit “lufta me aparaturën e cobaltit” dhe rrezatimin në Spitalin Onkologj i kushtoi vendin e punës.

Më tej, Dr Adrian Hoti, i cili ka punuar për gati 25 vjet në Spitalin Onkologjik shkruan se:  

“Marrja e kësaj metode na kushton humbje trajtimi për pacientët, humbje kohë, humbje finance, humbje besueshmërie te partnerët tanë..” E duke qëndruar tek këto të fundit, mjeku zbulon dhe një skandal tjetër…

“Ata erdhën për të vënë në punë brachiterapine dhe nuk gjetën bunkerin.

A nuk është tallje kjo?

Por mbi të gjitha është tallje me fatin tonë.

Ata zhvilluan work shop-e online per ne, por në fund na thanë: E mire, këtë e bëmë, por ju nuk do e keni kabinetin, nuk keni infrastrukturën!”  - shkruan radiologu i njohur. Ai ka sqaruar në rrjetet sociale se nuk ka bërë denoncim në organet e drejtësisë, pasi sado i bindur të ishte në investimin e gabuar, i mungonte prova nga ekspertët.

“Sado që mund të kem trazuar dike me ec e jakjet e mia, në asnjë moment nuk kam qenë pengesa.

Pengesa ishte projekti i gabuar në hapësirë dhe në kohë i Projektuesve.

Ata vërtetë morën burim cobalti, por aparaturën e kishin irridiumi.

Ata morën burimin, por nuk gjenin aksesorët.

Ata morën cobaltin, por nuk kishin ambientin.

Burimi mbeti një gogel që nga padituria, apo zgjuarsia e tepërt u mbeti në dorë.

Ata edhe sot nuk e besojnë që kjo gogel është një Gogol, që fizikisht më trembi mua, por ligjërisht tremb ata.

Parimi i justifikimit të përdorimit të lëndëve radioaktive nuk te lejon t'a marrësh, jashtë kushteve teknike, nuk te lejon t'a mbash kot, nuk ta lejon, ta kesh kot e për tre vjet në ambjentet publike. Nuk te lejon te licensosh subjekte për magazinim lëndësh radioaktive.

Në kushte normale Kodi penal i ka të shkruajtura disa nene për keqpërdorim të lëndëve radioaktive.

Sado ta zvoglosh efektin e radiacionit, t'i nuk lejohesh t'a mbash në një dhomë të zakonshme spitalore.” – shkruan Dr. Adrian Hoti.

Frymë të vdekura dhe “Gogoli” në Onkologjik…

Versus.al dy ditë më parë publikoi detaje nga raporti tronditës i Kontrollit të Lartë të Shtetit të bërë për periudhën 2020-2022, sipas të cilit mbi 600 pacientë nuk kanë marrë trajtim në spitalin Onkologjik, pasi nuk ka funksionuar për vite pajisja e Brakiterapisë, rreth 200 të tjerë nuk janë trajtuar për kancerat malinje për mosfunksionim të Ortovoltazhit dhe mbi 250 të tjerë të prekur nga sëmundjet malinje të kokës dhe qafës, nuk kanë marrë trajtim, sepse strukturat shtëtërore dështuan në sigurimin e maskave termo plastike që bëjnë të mundur kufizimin e radioacionit të indeve të shëndosha tek të sëmurët onkologjik. Për këto 1050 jetë shqiptarësh, ende askush nuk është vënë para përgjegjësisë ligjore...



Poll