Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 8 muaj burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi, e cila akuzohet për shpërdorim detyre.
Vendimi u mor në qershor të vitit të kaluar duke e dënuar Mandin me 1 vit burg, por ish-kryebashkiakja përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Gjykimi ndaj Mandit ka ardhur pas një kallëzimi që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij ishin shkaktuar dëme nga një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës. Qytetari kishte marrë premtimin nga vetë kryetarja e Bashkisë se pronat do të riktheheshin në gjendjen fillestare, por kjo nuk ka ndodhur.
SPAK gjatë hetimeve sekuestroi projektin dhe gjeti se ishte cënuar prona private, pasi nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe dëmin ekonomik të kallëzuesit, në një vlerë prej 3.6 mln lekësh të vjetra. Versus.al







