Dibër- Policia ka ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme brenda familjes në fshatin Lishan.
Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar Emri Merën, 38 vjeçari i cili kishte dhunuar dhe kërcënuar me jetë gruan e tij. Kjo e fundit njoftoi policinë se bashkëshorti i saj po e dhunonte.
Gjatë kontrollit të bërë në banesë, Merës iu gjet një armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja" dhe "Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Versus.al







