AKTUALITET /

Armë, grabitje dhe ndjekje si “në filma”, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Shkruar nga Versus
Armë, grabitje dhe ndjekje si “në filma”, arrestohen dy
Policia greke

Greqi- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke ditën e sotme. Njëri prej tyre, 30 vjeç, është ndaluar në kufirin Greko-shqiptar në Igumenicë nga sektori i verifikimit të pasaportave pasi rezultonte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për bashkëpunim në grabitje.

Ndërsa në Selanik, një shqiptar është arrestuar pasi mbante me vete armë dhe plumba. Fillimisht shqiptari i cili bënte manovra të rrezikshme me automjetin e tij, ka tentuar t’i ikë policisë me shpejtësi. Më pas ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri tip pistoletë.

Gjatë verifikimit të kryer, u mësua se shqiptari 33 vjeçar, ndodhej ilegalisht në Greqi. Versus.al

Poll