AKTUALITET /

Arrestimi i djalit të tij dhe materialet për kultivim kanabisi, reagon drejtuesi i portalit: S’i kishim ne zyrat në përdorim

Naim Noka pretendon se zyrat ku janë gjetur materialet me të cilat kultivohej kanabisi, prej muajsh nuk janë në përdorimin e tij dhe se djali i tij 18 vjeçar nuk ka lidhje me shitjen e tabletave të ekstazisë.

Shkruar nga Versus
Arrestimi i djalit të tij dhe materialet për kultivim kanabisi, reagon
Naim Noka dhe materialet e gjetura për kultivimin e kanabisit

Drejtuesi i portalit ‘Publik.al’, Naim Noka ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me lajmin e publikuar mbi arrestimin e djalit të tij dhe 3 personave të tjerë nën akuzën e shitjes së ekstazisë.

Në reagimin e bërë, ai sqaron se të arrestuarit janë shokë të djalit të tij dhe jo gazetarë të redaksisë që drejton. Ndërsa sa i takon gjetjes së materialeve për kultivimin e kanabisit, Noka shkruan se zyrat ku janë gjetur prej muajsh nuk janë më në përdorim të portalit të tij.

“Sqarim për lexuesit, kolegët dhe të gjithë dashamirësit dhe jo vetëm! Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N. Ju siguroj  sipas infove  që kam se dhali im ishte i shoqëruar me  shokët por  nuk ka shitur apo përdour  lende apo paisje dhe këtë  do të vërtetojnë  organet e drejtësisë.

Dyqani apo zyra e reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj.  Ju garantoj  se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i nje drejtuesi medie nuk ndryshon asgjë në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj.  Ju uroj më të mirat!”- shprehet Naim Noka në reagimin e bërë.

Për shitjen e tabletave të ekstazisë që vinin nga Serbia dhe Kosova, policia arrestoi 4 persona në zonën e ish-bllokut, mes tyre edhe djali 18 vjeçar i Naim Nokës. Versus.al

Poll