AKTUALITET /

Babai i vrau të ëmën, 40 vjeçari lejohet të shkojë në ceremoninë e varrimit të dy prindërve në Konispol

Shkruar nga Versus
Babai i vrau të ëmën, 40 vjeçari lejohet të
Klement Islamaj dhe pamje nga vendngjarja

Pas dëshmisë së dhënë në komisariat, policia i ka dhënë leje Klement Islamajt që të jetë i pranishëm në varrimin e babait që i ndërroi jetë pasi e hodhi nga shkallët dhe të nënës që iu vra me sëpatë nga i ati.

Ceremonia mortore zhvillohet sot në orën 11:00 në fshatin Shalës, ku 40 vjeçari do të jetë i shoqëruar nga disa efektivë të komisariatit të policisë së Sarandës.

Provat e deritanishme dhe dëshmia e tij e dhënë në polici kanë lehtësuar pozitën e tij në ngjarjen e rëndë pasi 40 vjeçari deklaroi se vetëm e kishte shtyrë të atin dhe nuk kishte dashur ta vriste por ky i fundit u pengua dhe u rrëzua nga shkallët. Versus.al

Poll