AKTUALITET /

Bardhi e Noka nën hetim për protestën me molotovë, arrestohen dy prej protestuesve të shpallur në kërkim (EMRAT)

Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha duke e konsideruar protestën si të parën në nisje të mosbindjes civile, ka paralajmëruar zgjerimin e aksionit të dhunshëm opozitar deri në krijimin e qeverisë teknike.

Shkruar nga Versus

Bardhi e Noka nën hetim për protestën me molotovë,

Tiranë- Policia ka arrestuar dy prej protestuesve të shpallur në kërkim për hedhjen e molotovëve drejt institucioneve kryesore të vendit, gjatë protestës të 7 tetorit që u cilësua nga PD si nisja e mosbindjes civile.

Në pranga kanë rënë Sokol Bushgjokaj dhe Gentjan Tuga, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pesë persona të tjerë, mes të cilëve ish-komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati edhe një 17 vjeçar.

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:    

- S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

- G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal"- thuhet në njoftimin zyrtar. 

Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi si organizatorët e tubimit ku u përdorën molotovë dhe u hodhën sende të forta drejt policëve duke lënë të lënduar 10 prej tyre. 

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përgëzoi protestuesit duke e konsideruar protestën si "ditën e parë të mosbindjes civile". Gjatë fjalës së tij, Berisha i kërkoi Ramës të reflektonte për krijimin e një qeverie teknike në prag të zgjedhjeve parlamentare, në të kundërt kryedemokrati paralajmëroi zgjerim të mosbindjes civile edhe në qytetet e tjera të vendit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: