Në vazhdën e operacionit “Gave Over” të nisur pak ditë më parë kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë në Tiranë.
Bëhet fjalë për P.L 52 vjeç dhe S.R 22 vjeç. I riu ishte i punësuar në lokalin që administrohej nga 52 vjeçari ndërsa gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën aplikacione të lojërave të fatit.
Po ashtu është arrestuar 18 vjeçari A.Ll i cili ishte i punësuar në një lokal ku gjatë kontrollit të policisë u gjetën 6 makineta që përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Ndërsa E.T 34 vjeç, pronari i lokalit ku ishte punësuar adoleshenti, është shpallur në kërkim. Versus.al








