AKTUALITET /

Beleri u dënua me 2 vite burg, ambasadorja greke: Si eurodeputet duhet të jetë në PE duke nisur nga muaji korrik

Ambasadorja greke solli në vëmendje faktin që Fredi Beleri si eurodeputet i zgjedhur duhet të jetë i pranishëm në seancat e PE.

Shkruar nga B.V
Beleri u dënua me 2 vite burg, ambasadorja greke: Si eurodeputet duhet
Ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi

Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi ka qenë e pranishme sot gjatë seancës për Fredi Belerin në Apelin e GJKKO ku u la në fuqi vendimi për dënimin e tij me 2 vite burg nën akuzën e blerjes së votave.

Pasi doli nga seanca, ajo foli për mediat duke pretenduar se janë bërë shkelje gjatë procesit gjyqësor të Belerit duke nisur nga e drejta e tij për prezumimin e pafajësisë deri tek paraburgimi i zgjatur.

“U shkel prezumimi i pafajësisë. Megjithë dëshirën e popullit të Himarës, bashkia drejtohet edhe sot nga persona që nuk janë zgjedhur nga qytetarët. Përparësitë për Greqinë mbetet respektimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejktave të minoritetet, që janë parimet bazë të BE-së

Zoti Beleri është zyrtarisht anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian. Është kërkesë demokratike që eurodeputetët të kenë mundësi të paraqiten në punimet e PE duke nisur që nga seanca e parë e korrikut”- tha ndër të tjera ambasadorja greke pasi doli nga seanca gjyqësore e Belerit.

Ditë më parë Fredi Beleri mori pjesë online nga burgu i Fierit në një mbledhje që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, zhvilloi me eurodeputetët e zgjedhur nën siglën e partisë së tij "Demokracia e Re". Nuk dihet sesi do të veprohet më tej në kushtet kur Beleri duhet të jetë i pranishëm në seancat e PE por ndërkohë ndodhet në qeli në burgun e Fierit ku vuan dënimin për korrupsion në zgjedhjet pasi u kap në Himarë më 12 maj në tentativë për të bler1% 8 vota me 40 mijë lekë. Versus.al

Poll