Fredi Beleri u dënua sot përfundimisht me 2 vite burg për akuzën e blerjes së votave në Himarë vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë në mars të këtij viti duke rrëzuar kështu kërkesën e Belerit për t’u shpallur i pafajshëm.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i Belerit Pandeli Kokaveshi i cili ishte dënuar me me 1 vit e 6 muaj burg, do të kryejë shërbim prove për 4 vite për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë.
Kujtojmë se javë më parë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet nën siglën e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis duke fituar një vend në parlamentin europian. Nuk dihet sesi do të procedohet më tej, pasi vetë ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi tha se Beleri si deputet duhet të jetë i pranishëm në secilën seancë të PE, e para prej të cilave nis në korrik të këtij viti. Versus.al







