Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në zonën e Kurbinit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur, se një makinë në ecje, është qëlluar me breshëri rreth orës 06:00 të mëngjeit në zonën e Bushneshit, të zonës së Kurbinit.
Makina drejtohej nga një grua e huaj, dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Ka qenë shoferja e huaj e cila ka bërë denoncim në komisariatin e policisë në Laç.
Këta të fundit kanë nisur hetimet, ndërsa nuk dihet nëse gruaja ka qenë e vetme të mjet apo me persona të tjerë.







