AKTUALITET /

"Burgajeti"/ Qindra fishekë luftarakë dhe kallashnikov, arrestohet 59 vjeçari në Mat (VIDEO)

Shkruar nga Versus

"Burgajeti"/ Qindra fishekë luftarakë dhe kallashnikov,

Dibër- Një 59 vjeçar i identifikuar si Rr.M është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Burgajet” nën akuzën e veprës penale “armëmbajtje pa leje”.

Pas informacioneve se i arrestuari mbante në banesë armë pa leje, janë ushtruar kontrolle dhe është gjetur një kallashnikov dhe qindra fishekë luftarakë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në total janë sekuestruar 813 fishekë luftarakë. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Dibrës. Versus.al

Poll