AKTUALITET /

Dallgë deri në dy metra, moti i keq pezullon lundrimin e anijeve të vogla në Portin e Vlorës

Shkruar nga Versus

Dallgë deri në dy metra, moti i keq pezullon lundrimin e anijeve

Vlorë- Autoriteti portual ka njoftuar ndalimin e daljes në det të anijeve të vogla të peshkimit për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka shkaktuar dallgë deri në 2 metra të larta.

Lundrimet e trageteve vijojnë normalisht, ndërkohë që fluksi i udhëtarëve është i lartë për shkak të emigrantëve që kthehen në vendet ku jetojnë pasi qëndruan në Shqipëri për festat e fundvitit.

Pritet që moti të ketë një përmirësim rreth orës 10:00 të ditës së nesërme. Versus.al

Poll