AKTUALITET /

Debate në seancën për tragjedinë e Gërdecit, Mediu-prokurorëve të SPAK: Më thoni ku është përgjegjësia ime

Prokurori i SPAK, Klodian Braho i kërkoi Mediut që në pyetjet që bënte ndaj ekspertëve të dëmit ekonomik, tu përmbahej akteve të ekspertimit.

Shkruar nga Versus
Debate në seancën për tragjedinë e Gërdecit,
Ish-ministri, Fatmir Mediu

Në seancën që po zhvillohet në GJKKO për masakrën e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kërkuar nga  prokurorët e SPAK dhe ekspertët që t’i tregojnë se ku qëndron përgjegjësia e tij në aktet e ekspertimit ekonomik të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi në Gërdec.

Sipas Mediut, duhet t’i sqarohet se cilat janë përgjegjësitë e tij në këtë pjesë dhe se çfarë dëmi financiar i është shkaktuar shtetit.

Nga ana tjetër, ekspertët të cilët në 2008-ën bënë inspektimin e dëmit ekonomik të shkaktuar, deklaruan në seancë se e kishin të vështirë të flisnin për shkak të materialit voluminoz të raportit të cilin ata shprehen se nuk e mbajnë mend për shkak se kanë kaluar 16 vite.

Pjesë nga diskutimet në seancën gjyqësore:

Fatmir Mediu: A mund te na thoni se në këte akt ekspertimi ekomoniko financar, cilat janë përgjegjësitë e ministrit? Kush eshte dëmi ekonomik nga urdhrat e ministrit? Çfarë ka bërë ministri që ka sjelle dëm ekonomik, me urdhrat, aktet, shenimet…? Ku është përgjegjësia e ministrit në këtë akt ekspertimi? Ccfarë dëmi financiar i ka shkaktuar buxhetit të shtetit? Besoj e kanë dijeninë r aktit.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho: Ne do kërkojmë qe pyetjet të ishin konkretisht pyetje-përgjigje që jane në aktin e ekspertimit. Pyetja duhet të jete me specifike( në faqen kaq, pyes për këtë).

Mediu: Ne këtu nuk bejmë pyetjen e prokurorit. Ju duhet të na kishit thënë kush janë përgjegjësitë e ministrit? Ju nuk e keni bërë në asnjë nga aktet e deri tanimshme. Unë duhet te di ku eshtë përcaktuar pergjegjësia ime.

Ekspertët: Nuk mund te flasim, na ndihmoni. Në një seancë tjetër na jane bërë 200 pyetje dhe ne kemi operuar në të njëjtën menyrë. Ne nuk po vëmë kusht për pyetjen, por duhet të na jepet mundësua, që në nje material 100 faqe të gjejmë sqarimin. E kemi te veshtirë, materiali është shume voluminoz. Nuk mund të flasim secili, e kemi të veshtirë.

Mediu: Unë po kërkoj në menyrë shumë korrekte, kërkoj te di ku janë pergjegjësitë e ministrit për dëmin financiar? Ju jeni thirrur në cilësinë e ekspertit ekonomiku-financiar, në pyetjet që ka bërë prokuroria, ka pyetje te karakterit ligjor. I jeni pergjigjur ju ketyre pyetjeve, apo i keni refuzuar? Cilësinë e pergjigjes e ka prokurori. Prokuroria ju ka kërkuar nëse aktet de facto të vëna në dispozicion të Ministrise së Mbrojtjes janë të rregullta , te plota, kjo pyetje është brenda sferës suaj të ekspertizëz? Është pyetja e parë, faqja e parë. Kush konsiderohet de facto dhe kush konsiderohet de jure?

Ekspertët: Nuk mund të përgjigjemi keshtu. Përgjigja është shkruar ne faqen 1 deri në faqen 2. (E lexon përgjigjen).

Njëri prej avokatëve të Mediut, Henrik Ligori: Nuk mund të na lexoni përgjigjen. Pyetja është konkrete. Me këtë akt ekspertim janë dënuar 20 vetë, ata duhet të dijne përmendësh këtë akt. Ky është idiotizim i mbrojtjes.

 Mediu: Ju keni permendur disa akte qe jane nevojë për pyetje të tjera. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: