
Në GJKKO po zhvillohet ditën e sotme seanca në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Mësohet se gjatë seancës ka patur debate mbi avokatit të Fatmir Mediut, Ardian Visha dhe prokurorit Arben Kraja e gjyqtares Irena Gjoka sa i takon pyetjeve të drejtuara ndaj njërit prej ekspertëve të pranishëm.
Visha ka ngulmuar të dinte se cili ia kishte dhënë të drejtën ekspertit të palicensuar që të inspektonte dëmet ekonomike të shkaktuara në tragjedinë e Gërdecit por eksperti nuk ka pranuar të përgjigjet dhe gjyqtarja e ka rrëzuar pyetjen.
Debati i plotë gjatë seancës:
Avokati Ardian Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?
Eksperti; Jo nuk kemi.
Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?
Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.
Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?
Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.
Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?
Irena Gjoka-ekspertit- Nuk do përgjigjesh.
Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.
Debat mes Vishës dhe Arben Krajës: Ti mos bëj ngritje provokuese fare.
Visha: Jeni ekspert i licencuar?
Eksperti: Jo.
Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.
Visha: Po prokurori?
Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.
Visha: Me gjithë respektin e madh për ju, nuk iu lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu.
Visha: Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?
Eksperti: në ministrinë e financave.
Visha: Sa kohë keni punuar për te bëre aktin?
EKsperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.
Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe:
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Eksperti: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.
Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkuar aktin?
Eksperti: Të gjithë bashkë.
Visha: Si e ndanit punën?
Eksperti: Te gjithë bashkë.
Visha: Kush e ka shkuar?
Eksperti: Të pestë bashkë.
Visha: Për pjesën ushtarake çfarë keni shkruar ju?
Eksperti: Unë nuk merrem me pjesën ushtarake.
Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.
Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrimë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Versus.al







