AKTUALITET /

Dëbora zbardh Korçën, borëpastrueset ndërhyjnë në rrugën e Dardhës

Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të kenë kujdes në qarkullim dhe të përdorin goma dimërore.

Shkruar nga Versus

Dëbora zbardh Korçën, borëpastrueset ndërhyjnë

Korçë- Në qarkun e juglindjes vijojnë reshjet e dëborës të cilat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

Në zonat malore mbi 1300 metra, reshjet kanë zbardhur gjithë territorin, ndërsa në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 8 cm.

Mjetet borëpastruese gjatë natës, por edhe gjatë mëngjesit të sotëm kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje duke bërë që qarkullimi të vijojë normalisht.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore. Versus.al

Poll