AKTUALITET /

Deputeti i PD, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK! Shfaqet i buzëqeshur para gazetarëve

Disa ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Nallbati dhe vëllai i tij u përfshinë në një sherr me një shofer kamioni në Korçë.

Shkruar nga Versus
Deputeti i PD, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK! Shfaqet i
Bledion Nallbati në hyrje të SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ai është shfaqur i buzëqeshur para gazetarëve, ndërsa ende nuk dihet arsyeja përse është thirrur në institucionin e posaçëm.

Dyshohet të jetë diçka në lidhje me zgjedhjet, pasi Nallbati po merret në pyetje nga prokurori Vladimir Mara i cili ka drejtuar taskforcën e ngritur në qarkun e Korçës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 2025. Nallbati dhe vëllai i tij u përfshinë në një sherr me një shofer kamioni ditë para zgjedhjeve. 

Kjo është hera e dytë që Nallbati paraqitet në SPAK, pasi në nëntor të 2023-it u thirr për incidentin me deputetin e PS, Vullnet Sinaj me të cilin pati edhe përleshje fizike gjatë një seance plenare në Kuvend. Versus.al



Poll