Janë zbardhur dëshmi të reja të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani, gjatë seancës së sotme gjyqësore me Gentian Sharrën, një prej bashkëpunëtorëve të tij.
Gjatë rrëfimit të dëshmisë, i penduari i Drejtësisë ka treguar se si së bashku me Dorian Shkozën kanë grabitur shtëpinë e dhëndrit të politikanit Agron Dukës, ku sipas tij kanë gjetur 500 mijë euro.
Pjesë nga zhvillimet në seancën gjyqësore;
Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Çollakut, i latë lekët dhe u larguat.
Dumani: Po
Gentian Sharra: Si more nuk i numërove lekët, u largove pa i numëruar. Aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutët, si ikin pa numëruar lekët.
Gjyqtari: Keni kryer grabitje banesash?
Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është berë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja./Versus.al







