AKTUALITET /

Detaje të reja nga vrasja e Egli Progës në Pogradec, dyshohet për fshirje të pamjeve filmike

Sekuestrimi i kamerave është bërë vetëm pas rindërtimit të ngjarjes

Shkruar nga M.H

Detaje të reja nga vrasja e Egli Progës në Pogradec, dyshohet

Pas lehtësimit të akuzës për autorin e vrasjes, nga 'vrasje me dashje' në 'vrasje nga pakujdesia' kanë dalë edhe detaje të reja.

Sipas informacioneve krimi dyshohet se ka ndodhur brenda një lokali në Pogradec.

Por sekuestrimi i kamerave është bërë vetëm pas rindërtimit të ngjarjes.

DVR e sekuestruar nga policia nuk ka asnjë pamje dhe serveri është dërguar për t’i bërë ekspertizën më qëllim rikthimin apo zbulimin e pamjeve filmike të regjistruara.

Ndërkohë është zbuluar se edhe shiriti në zonën e krimit nuk ka qëndruar për shumë kohë, por është hequr njëherë duke u rivënë sërish për disa çaste të tjera.

Sakaq, autori nuk është zbuluar nga pamjet pasi nuk ka pasur, por është zbuluar pas intervistës që iu është bërë personave të shoqëruar të cilët kanë qenë ne lokal në momentin që ka ndodhur krimi, ku një prej tyre është thyer dhe ka treguar të vërtetën./ Versus.al

Poll