Ditën e sotme Gjykata e Korçës la arrest me burg Denis Meçen i cili akuzohet se dhunoi për vdekje babain e dy fëmijëve, Egli Progën.
Në fillim u raportua se viktima kishte humbur jetën pasi ishte rrëzuar në gjendej të dehur.
Por ishin familjarët të cilat konstatuan shenja dhuna dhe më pas policia doli me një reagim të ri duke deklaruar se nuk e kishte fshehur ngjarje dhe njoftoi arrestimin e persona të dyshuar.
Në njoftim thuhej:
Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.
Pra policia e referoi ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje e cila sipas Kodit Penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim.
Por në dosjen e dërguar në Gjykatë, Prokuroria e ka ndryshuar akuzën e Denis Meçes duke zbutur, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia.
Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.
Me fjalë të përmbledhura Prokurori e ka cilësuar rrahjen brutale deri në vdekje që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës vrasje nga pakujdesia.
Edhe motra e viktimës, Jonida pas vendimit të Gjykatës u shpreh se vëllai i saj Egli po vritet për herë të tretë, pasi vrasësit janë liruar.
‘Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?’ u shpreh para kamerave motra e viktimës.







