AKTUALITET /

Digjen tre urbanë në Shkozë, ishin parkuar tek ish-uzina (VIDEO)

Autobusët kanë qenë të parkuar pranë njëri-tjetrit dhe flakët kanë nisur tek njëri prej tyre, për t'u përhapur më pas.

Shkruar nga Versus
Digjen tre urbanë në Shkozë, ishin parkuar tek ish-uzina (VIDEO)
Foto: Autobusët në flakë

Tiranë- Tre autobusë të linjës “ish-uzina e autotraktorëve” janë shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Autobusët kanë qenë të parkuar në Shkozë tek ish-uzina.

Mësohet se fillimisht flakët kanë nisur tek njëri prej autobusëve dhe më pas janë përhapur edhe tek 2 autobusët e tjerë që ndodheshin aty afër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit, ndërsa deri më tani dyshohet për një defekt elektrik që ka sjellë më pas shkrumbimin e urbanëve të kompanisë private. Versus.al

 

Poll