Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Radovan Çelën, avokatin i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim në korrik të 2024-ës për dosjen “Toyota Yaris”.
Çela akuzohet për ndikim të paligjshëm në 5 raste, ndërkohë që 4 herë ka vepruar në bashkëpunim. Sipas SPAK, avokati i arrestuar ka marrë ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarët e çështjeve.
Nga ana tjetër, avokati i Çelës tha se klienti i tij nuk ka patur kurrë “Sky Ecc” dhe se nuk ka asnjë rrezik për t’u arratisur nga Shqipëria, pavarësisht se Çela ka qenë në kërkim prej më shumë se 8 muajsh.
Për dosjen “Toyota Yaris” ndodhet i arrestuar ish kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka për të cilin ka nisur gjykimi, ndërsa avokati Astrit Vladi dhe ish-oficerja gjyqësore Erjona Daupaj janë në kërkim. Versus.al







