Mjeku i spitalit Onkologjik, Edmond Gashi është proceduar sot penalisht në gjendje të lirë nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ e vendosur nga Gjykata.
Pasi iku me vrap nga nga gjykata Gashi është parë duke drekuar në ambjentet e një lokali në Kus të Kasharit.
Por në momentin kur policia ka kontrolluar lokalin, Gashi nuk është gjendur aty por efektivët e policisë e kanë vërtetuar pas kqyrjes së kamerave.
Në dëshminë e tij para policisë Gashi është shprehur se vuan nga diabeti dhe kishte dalë të merrte diçka se nuk ndihej mirë.
“Jam me diabet, u ndjeva keq dhe ndalova për të marrë diçka“, është shprehur ai.
Mjeku Edmond Gashi dhe pjesa tjetër e stafit të Spitalit Onkologjik u njohën ditën e djeshme me masat shtrënguese të dhëna ndaj tyre nga Gjykata e Tiranës.
Pamjet e plota kur mjeku Gashi largohet me vrap nga gjykata që mos të përballej me gazetarët







