AKTUALITET /

Dritan Dajti seancë gjyqësore online, Burgjet frikë për shoqërimin e tij (dyshime se mund të arratiset)

Dritan Dajti i kërkoi më 5 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit të kryejë procedurat e lirimit pasi thotë se në 4 korrik 2024 ka përfunduar ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vite burg.

Shkruar nga B.SH
Dritan Dajti seancë gjyqësore online, Burgjet frikë për
Dritan Dajti mbas hekurave

Në gjykatën e Elbasanit ka nisur seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit.

Ky i fundit nuk është shoqëruar në ambientet e gjykatës së Elbasanit pas një vendimi të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për arsye sigurie, pasi dyshohet se mund të ketë tentativë për arratisje.

Dhe nisur nga kjo gjykata tashmë ka realizuar lidhje audio dhe video me burgun e Peqinit.

Dritan Dajti i kërkoi më 5 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit të kryejë procedurat e lirimit pasi thotë se në 4 korrik 2024 ka përfunduar ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vite burg.

Dritan Dajti: Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar.

Dritan Dajti: Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk me pranoni në gjykate, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit te deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi qe keni vendosur ju, pa praninë time?

Dritan Dajti: Jam unë personi i interesuar për zhvillimin e kësaj seance./ Versus.al

 

 

Poll