AKTUALITET /

Dritan Dajti "ultimatum" 48 orësh Gjykatës së Elbasanit: “Më lironi! Vendim i burgut përjetë i pavlefshëm, mungojnë...”

Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

Shkruar nga Versus

Dritan Dajti "ultimatum" 48 orësh Gjykatës së

Dritan Dajti i ka vendosur 48 orë afat Gjykatës së Elbasanit për të konstatuar heqjen e lirisë së tij në mënyrë të jashtëligjshme nga burgu i Peqinit. Avokatët e Dritan Dajtit pretendojnë se ky i fundit e ka vuajtur tashmë dënimin e tij me 25 vite burg dhënë nga Gjykata e Elbasanit, vendim i cili ka marrë formë të prerë në 26.05.2020.

Dritan Dajti "ultimatum" 48 orësh Gjykatës së

I dënuari për vrasjen e 4 efektivëve të policisë i kërkon gjithashtu gjykatës konstatimin dhe deklarimin e pamundësisë së vënies në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi ky vendim, sipas tij është i pavlefshëm pasi mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.

Dritan Dajti "ultimatum" 48 orësh Gjykatës së

Gjithashtu, gjithmonë sipas pretendimeve të vetë Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.

Më datë 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e lënë atë në burg përjetë.

Dritan Dajti "ultimatum" 48 orësh Gjykatës së

Më herët, Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

 

Poll