AKTUALITET /

Duhej të përfundonte, aksi rrugor që lidh Dibrën me Mirditën, i lënë në harresë prej vitesh

Shkruar nga Versus

Duhej të përfundonte, aksi rrugor që lidh Dibrën me

Një premtim jo vetëm i papërmbushur, por edhe një abuzim i hapur dhe tallje me mijëra banorë të Dibrës dhe Mirditës mund të konsiderohet projekti për aksin rrugor “Perlat Fushë Lurë- Arras që duhej të ishte drejt përfundimit aktualisht, por miliona euro të BERZH-it mesa duket kanë shkuar diku tjetër.

Rruga që supozohej të lidhte mijëra banorë të këtyre zonave, ka mbetur në harresë. Ndërsa në përgjigjien e dhënë prej Fondit Shqiptar të Zhvillimit thuhet e rruga, punimet për të cilën kanë nisur më 28 mars të 2022-it, parashikohet të përfundojnë më 27 mars të këtij viti.

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit luan rolin e Njësisë Zbatuese në projektin për rikonstruksionin e rrugës "Perlat - Fushë Lurë - Arras", në kuadër të Programit "AITP", me mbështetje nga BERZH. Sipas kontratës nënshkruar më datë 23.02.2022, e amenduar, punimet për realizimin e këtij projekti kanë filluar më datë 28.03.2022 dhe pritet të përfundojnë më date 27.03.2025”- thuhet në njoftim.

Duhej të përfundonte, aksi rrugor që lidh Dibrën me
Përgjigjia e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Ndërkohë që gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk janë realizuar as gjysma e punimeve, pavarësisht se kanë mbetur shumë pak ditë nga afati përfundimtar i caktuar. Prej 6 muajsh në zonë nuk janë parë as fadroma e mjete për kryerjen e punimeve. Banorët dibranë dhe mirditorë kanë paralajmëruar se do i bëjnë “bllokadë” zyrtarëve që do të tentojnë t’u kërkojnë votat për zgjedhjet e 11 majit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: